Flash News

KRYESORE

Ushqimet që duhet të shmangni në mëngjes

Ushqimet që duhet të shmangni në mëngjes

Vakti i mëngjesit është shumë i rëndësishëm. Dietologët rekomandojnë disa ushqime dhe disa të tjera jo. Më tepër për shkak se disa ushqime shkaktojnë kilogramë të tepërt dhe nuk kanë vlerat e duhuara.

Buka

Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin. Në vend të saj mundohuni të konsumoni tërshërë.

Omëletë me vezë

Ajo është shumë e shijshme, por nuk mund të hani omëletë me vezë që në mëngjes, pasi është shumë e pasur me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe më yndyrna, pasi gatuhet me vaj.

Drithërat

Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithëra me fruta, çokollatë apo mjaltë. Jo, përzierja e tyre me sheqer do të ndikojë direkt në shtimin e peshës.

Lëng portokalli

Si fillim, kurrë mos tentoni të shtrydhni frutën, nëse keni mundësi ta hani ashtu siç është.

Kos frutash

Kosi i frutave, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë, e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.

Burimi: zëri.info

Të fundit