Flash News

KRYESORE

Ushqimet që duhet të shmangni nëse prekeni nga koliti ulceroz

Ushqimet që duhet të shmangni nëse prekeni nga koliti ulceroz

Koliti ulceroz është një sëmundje që shkakton inflamacion dhe plagë të quajtura ulcera, në mukozën e rektumit dhe zorrës.

Shenjat dhe simptomat mund të përfshijnë:

-Diarre, shpesh me gjak

-Dhimbje barku

-Dhimbje rektale

-Humbje peshe

-Lodhje

-Ethe

Shumica e njerëzve me kolit ulcerative kanë simptoma të lehta deri të moderuara.

Shkaku i saktë i kolit ulceroz mbetet i panjohur. Më parë, dyshohej të ishin dieta dhe stresi, por tani mjekët e dinë se këta faktorë mund të përkeqësojnë por nuk shkaktojnë kolit ulcerativ. Një shkak i mundshëm është mosfunksionimi i sistemit imunitar.

Trashëgimia duket gjithashtu të luajë një rol në kolitin ulceroz. Koliti ulceroz është më i zakonshëm tek njerëzit që kanë anëtarë të familjes me këtë sëmundje.

Ushqime të caktuara ose zakonet e të ngrënit nuk shkaktojnë kolit ulceroz, por ata mund ta përkeqësojnë sëmundjen.

Këto janë disa nga ushqimet që mund të përkeqësojnë simptomat e kolitit ulceroz:

Fasulet

Thjerrëzat dhe fasulet janë të pasura me fibra dhe mund të shkaktojnë gazra, prandaj nuk janë ushqimi ideal për ata që vuajnë nga koliti ulceroz.

Kafja dhe çaji

Kafja, çaji dhe pije të tjera me kafeinë mund të pengojnë në shërimin e pacientëve me kolit ulceroz.

Produktet e qumështit

Mund të jeni intolerant ndaj laktozës, pra trupi nuk tret sheqerin e qumështit. Megjithatë kjo nuk do të thotë se vuani nga koliti ulceroz.

Brokoli

Perimet si brokoli, lulelakra selinoja, janë të pasura me fibra dhe nuk treten lehtësisht, prandaj mund të shkaktojnë gazra, fryrje dhe dhimbje të barkut.

Misri dhe kërpudhat

Edhe misri apo kërpudhat janë të vështira për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë irritim të zorrëve dhe diarre tek ata që vuajnë nga koliti ulceroz.

Të gjitha llojet e erëzave

Mund t’i përdorni pak në gatimet tuaja po asnjëherë mos i bëni ushqimet shumë djegëse nëse vuani nga koliti ulceroz.

Të fundit