Flash News

KRYESORE

Ushqimet që duhet t’i shmangni kur temperatura shënon mbi 30 gradë

Ushqimet që duhet t’i shmangni kur temperatura shënon mbi 30

Higjena dhe kujdesi në pastërtinë e produkteve që konsumoni janë gjithmonë të rëndësishme, por gjatë stinës së verës duhet një kujdes tepër i veçantë në këtë drejtim për shkak dhe të temperaturave të larta, të cilat ndikojnë në prishjen më të shpejtë të artikujve ushqimorë.

Gjatë kësaj stine disa ushqime prishen shpejt, kërkojnë masa rigoroze të ruajtjes, madje jo vetëm të atyre të cilat blihen në dyqane, por edhe të atyre të cilat gatuhen në shtëpi dhe i marreni me vete në piknik.

Prandaj masat themelore për të gjitha sëmundjet infektive janë larja e duarve, pastaj ushqimi i freskët. 

Duhet të shmangni ushqimet që prishen shpejt, siç janë lloje të ndryshme salcash apo majoneza. Infeksionet e zorrëve shkaktojnë ngritje temperature, të vjella dhe diarre, gjë që mund të çojë në dehidratim të organizmit.

Të fundit