Flash News

KRYESORE

Ushqimet që luftojnë aciditetin në stomak

Me siguri  e dini shumë mirë cilat janë ushqimet të cilat nuk duhet t`i konsumoni dhe t`i thoni “stop”. Dhe me siguri jeni lodhur që duhet të shmangni shumë ushqime të cilat janë të dëmshme për organizmin. Por a ka ndonjë ushqim që mund ta hani pa problem? Sigurisht që po.

Ashtu si disa ushqime kanë veti ta përkeqësojnë refluksin,  ka edhe ushqime të tjera që mund të luftojnë inflamacionin dhe ta mbulojnë stomakun me barriera mbrojtëse.

Këto janë ushqimet që duhet t`i përfshini në dietën tuaj nëse vuani nga refluksi acid:

Banane

Bananet mund të konsumohen pa asnjë problem nga ata që vuajnë nga refluksi acid

Xhenxhefili

Vetitë anti-inflamatore të xhenxhefilit ndihmojnë në lehtësimin e refluksit acid. Provoni të përgatitni një çaj me xhenxhefil të freskët të tretur në ujë të ngrohtë.

Perimet e gjelbërta

Perimet e gjelbërta duhet t`i konsumoni me patjetër sepse janë të pasura me alkaline. Perimet e gjelbërta që duhet të përdorni më shumë janë shpargu, sallata jeshile, spinaqi dhe lakrat.

Bollgur

Forma e tij xhelatinoze ndihmon në mbrojtjen e stomakut.

Pjepri

Përgatitni lëngje me pjepër ose shalqi për të lehtësuar simptomat e refluksit acid.

Burimi: Prevention

Të fundit