Flash News

KRYESORE

Ushqimet që mundësojnë rritjen e flokëve...

Ushqimet që mundësojnë rritjen e flokëve...

Thonë se gjysma e bukurisë së femrës është tek flokët, dhe në fakt kjo është më se e vërtetë. Çdo vajzë apo grua kujdeset maksimalisht që t’i trajtojë dhe t’i kushtojë vëmendje flokëve të saj. Por më shumë se sa të përkujdeseni duke shkuar nëpër qendra estetike, ushqimi është një ndër shtyllat kryesore që ndikon drejtpërdrejt në shendetin e flokëve dhe në rritjen e tyre. Sipas hulumtimeve të eskpertëve të bukurisë në ‘Beautyflash’, ushqimet e mëposhtme sjellin përfitime mahnitëse të bukurisë së flokëve tuaj.

Djathi

Djathi është i pasur me vlera ushqyese të cilat e promovojnë rritjen e flokëve të shëndetshëm dhe të gjatë.

Guaskat e detit

Mungesa e zinkut besohet se e dobëson strukturën e proteinave që ndërton gjëndrat e flokëve tuaja. Prandaj, ngrënia e ushqimeve të pasura me zink, siç janë guaskat e detit, ndihmojnë në forcimin dhe në trashjen e flokëve.

Mishi i shpendëve (në veçanti i pulës) 

Proteina e cila gjendet te shpendët i forcon flokët dhe ndikon në rritjen e tyre. Kur nuk keni një dietë të pasur mjaftueshëm me proteina, flokët gradualisht dëmtohen dhe nis rënia e tyre. Prandaj, ngrënia e mishit të shpendëve, siç është mishi i pulës, mund t’ju ndihmojë në këtë aspekt.

Salmoni

Salmoni është i mbushur krejtësisht me acide yndyrore Omega-3, të cilat i ushqejnë gjëndrat vajore rreth gjëndrave të flokëve, duke u japin flokëve tuaj një ndriçim më të mirë. Acidet gjithashtu kanë veti antipezmatuese dhe kjo ndikon në rritjen e flokëve të shëndetshëm. 

Të fundit