Flash News

KRYESORE

Ushqimet që na ndihmojnë të shmangim lodhjen gjatë ditës

Ushqimet që na ndihmojnë të shmangim lodhjen gjatë

Nëse zgjedhim produktet e duhura dhe i alternojmë në mënyrën e duhur, atëherë kemi bërë një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit tonë, dhe njëkohësisht kemi ndikuar në zbutjen e lodhjes. Më poshtë është një listë produktesh, të cilat janë të pasura me vitamina dhe na bëjnë të ndihemi më energjikë edhe pas një ditë të lodhshme.

Avokado

Përveç acidit pantotenik, avokadot janë të pasura me yndyra dhe fibra të shëndetshme. Përbërja e tyre ndihmon në rritjen e absorbimit të lëndëve ushqyese në ushqimet që ju hani dhe fibrat e tyre ngadalësojnë ngritjen dhe rënien e sheqerit në gjak pas një vakti, duke promovuar kështu nivele më të qëndrueshme të energjisë.

Perimet jeshile

Ndërsa janë të pakta në kalori, perimet jeshile janë të pasura me kalcium, fibër, acid folik, magnez, vitamina A, C, E dhe K. “Hekuri dhe vitamina C ndihmon në parandalimin e anemisë, është një shkak kryesor i lodhjes, veçanërisht te gratë” , thonë mjekët.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë një burim i madh i karbohidrateve komplekse të pasura me energji. Përmbajtja e lartë e fibrave ngadalëson shkallën e tretjes, në mënyrë që energjia e tyre të lirohet në një mënyrë të ngadaltë dhe të qëndrueshme.

Të fundit