Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni kur keni probleme me tretjen
Personat që kanë probleme me tretjen dhe në veçanti mee zorrët, duhet së pari të shmangin fibrat.
Veçanërisht bëhet fjalë për drithëra të përpunuara në produkte si buka dhe biskotat, si edhe perimet e ngarkuara me fibra.
Pas fazës akute, për të ndihmuar florën bakteriale, ju duhet të përdorni perimet me gjethe të errëta si spinaq, sallatë jeshile, etj, të cilat janë të pasura me minerale alkaline që shmangin acidet në tretje.
Selinoja është mjaft e dobishme, pasi përmban substanca mirëbërëse të tilla si apigenin. Selinon mund ta përdorni në sallatë ose ta shtrydhni dhe ta pini si lëng.
Farat e linit menjëherë ulin fryrjen dhe qetësojnë sistemin e tretjes. Ato përfaqësojnë një burim të shkëlqyeshëm të Omega 3, të dobishme për të riparuar indet e brendshme të prekura nga acarimi dhe të përmbajnë fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në rregullimin e gjithë sistemit të tretjes. Është e rëndësishme që gjithmonë t’i shtypni farat e linit me një mulli kafeje për të bërë një pluhur që mund të përdoret në lëngje dhe supa.
Ushqimet që duhen shmangur për problemin e tretjes dhe zorrëve:
Duhet shmangur alkooli dhe kafeina.
Duhen shmangur aditivët tek buka, siç është glutamati. Gjithashtu e dëmshme është edhe majaja industriale që gjendet tek buka dhe brumërat. Mishi dhe ushqimet yndyrore vështirësojnë gjithashtu tretjen.
Sheqeri i bardhë, miell i përpunuar, patatinat dhe produkte të tjera të ngjashme nuk e ndihmojnë aspak organizmin gjatë fazës së problemeve me tretjen.