Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Dihet tashmë që vese të këqija si pirja e duhanit mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit. Por, e dinit që edhe disa ushqime mund t’ju vënë në rrezik ndaj kësaj sëmundje vdekjeprurëse?
Edhe pse nuk ka një ushqim të veçantë që shkakton direkt kancer, metoda të caktuara të gatimit, teknika të rritjes dhe përdorimi i substancave kimike lidhen me zhvillimin e kancerit.
Nuk po themi që të hiqni dorë nga ushqimet e juaja të preferuara, por që disa prej tyre t’i konsumoni me moderim, ndërkohë që ka edhe ushqime që edhe duhet t’i kufizoni sa më shumë.
Këto janë 5 ushqimet që duhet të filloni t’i kufizoni sa më shumë nga dieta.
Mishi i kuq
Shumë lloje mishi të përpunuara – si sallami apo hot dog – janë prodhuar me nitrate dhe nitrite, të cilat janë karcinogjenike, sipas një studimi të vitit 2015 nga Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtimin ndaj Kancerit. Konsumimi i mishit të kuq të përpunuar është lidhur gjithashtu me kancerin e pankreasit, kolorektal dhe të stomakut, sipas këtij studimi.
Instituti Amerikan për Hulumtimin ndaj Kancerit rekomandon që mos të konsumoni m,ë shjumë se 18 gram mish të përgatitur në skarë në javë.
Yndyrat pjesërisht të hidrogjenizuara
Shumë nga ushqimet tona të preferuara të cilat janë të përpunuara ose të skuqura përmbajnë yndyra pjesërisht të hidrogjenizuara, një lloj yndyre që në temperaturë ambienti është e ngurtë. Kjo lloj yndyre i jep më shumë shije ushqimit, por nga ana tjetër është e dëmshme për shëndetin. Sipas një studimi nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit, konsumimi i vajit vegjetal pjesërisht i hidrogjenizuar (njohur ndryshe si yndyrat trans apo të ngopura) lidhet me kancerin e gjirit dhe rektal. Së fundmi ka filluar që të mos përdoret në prodhimin e ushqimeve, megjithatë si gjithmonë “barërat e këqija nuk hiqen kollaj”. Prandaj, kur të lexoni etiketën e një ushqimi, shmangni ato ushqime ku lexohet “hidrogjenizuar” ose “pjesërisht e hidrogjenizuar” në listën e përbërësve, Ky është kodi për yndyrat trans.
Ushqimet e konservuara
Sipas një studimi të kryer nga Revista Kërkimore e Mjedisit, shumë kuti konservash janë prodhuar me bisfenol-A (BPA), një përbërës organik sintetik që studime të ndryshme kanë treguar se dëmton ADN-në. Ky përbërës mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e disa llojeve të kancerit dhe diabetit të tipti 2 (edhe pse efektet e plota potenciale nuk dihen akoma, dhe studimet janë kryer tek kafshët dhe jo tek njerëzit). Gjithsesi, nëse doni të blini ushqime të konservuara, sigurohuni që kutia të ketë në etiketë “pa-BPA” dhe kufizoni konsumimin e ushqimeve të konservuara në një racion në ditë maksimumi.
Ushqimet turshi
Nuk ka si turshitë tani në dimër të shoqëruar me fasule ose sanduiç, por duhet t’i konsumoni me moderim. Ekspertët thonë se konsumimi i lartë i këtyre ushqimeve turshi lidhet me kancerin e stomakut. Shumë turshi si lakra ose me kastravec kanë gjithashtu shumë probiotikë të shëndetshëm për zorrën, prandaj mos i hiqni tërësisht nga dieta – vetëm i konsumoni me moderim.
Kur të përgatisni turshi, mos harroni të përdorni edhe erëza si shafran Indi, kanellë, rigon, sherbelë, rozmarinë, trumzë, majdanoz, hudhër ose qepë.
Pijet alkoolike
Çdo gjë më shumë se konsumimi i moderuar i alkoolit, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e disa llojeve të kancerit (si kanceri i mëlçisë, gjirit dhe zorrës). Gratë nuk duhet të konsumojnë më shumë se 1 gotë në ditë, ndërsa burrat jo më shumë se dy gota.