Flash News

KRYESORE

Ushqimet që shërbejnë për të pasur flokë të shëndetshëm

Ushqimet që shërbejnë për të pasur flokë të

Për të pasur flokë sa më të shëndetshëm na vijnë në ndihmë disa ushqime, që ne i konsumojmë çdo ditë.

Karrota: Karrotat janë një burim i mirë i vitaminës A. Ato ndihmojnë në rritjen e flokut dhe prodhojnë yndyrna  të nevojshme për mbrojtjen  sa më natyrale të tij.

Perimet me gjethe jeshile: Spinaqi dhe brokoli janë një prodhues i mirë i hekurit, i cili shërben për të prodhuar qelizat e reja të flokut dhe forcimin e tyre.

Avokado: Avokado përmban një sasi të madhe vitamine E, që  ndihmon për flokë dhe lëkurë të shëndetshme. Vitamina E mbron flokët nga dëmtimi i diellit dhe nxit daljen e flokëve të rinj.

Fara lini: Janë  të pasura me acide yndyrore omega 3 dhe ndihmojnë në ushqimin dhe forcimin e rrënjës së flokut.

Kanella: Kanella është një erz që  ndihmon në forcimin dhe ushqimin të rrënjës së flokut.

Të fundit