Flash News

KRYESORE

Ushqimet të cilat dëmtojnë dhëmbët tanë

Ushqimet të cilat dëmtojnë dhëmbët tanë

Nuk ka asnjë person që nuk dëshiron një buzëqeshje të bukur, por disa ushqime “fshehurazi” ngjyrosin dhëmbët tanë.

Për të zvogëluar ndikimin e tyre të keq, ne duhet t’i njohim ato dhe t’i konsumojmë në mënyrë të moderuar, dhe menjëherë pas ushqimit të lahen dhëmbët.

Këta janë fajtorët kryesorë që ndikojnë në ngjyrën e dhëmbëve tanë:

Biskotat

Shumë biskota prodhohen nga karbohidratet e rafinuara, të cilat konvertohen në sheqer dhe kështu bëhen një burim ushqimi për bakteret, të cilat ngjyrosin dhëmbët.

Uthulla

Uthulla ndikon negativisht në bardhësinë e dhëmbëve. Për të reduktuar efektin e dëmshëm, përpiquni të zvogëloni sasinë në sallata.

Lajme të këqija për adhuruesit e shijes së thartë. Acidi i trangullit dëmton smaltin dhe ndikon në ndryshimin e ngjyrës së dhëmbëve.

Kafja

Adhuruesit e kafes dhe çajit mund të përfundojnë me dhëmbë të verdhë, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë nëse ata janë të ekzagjeruar duke shijuar këto pije të preferuara.

Domatja

Domatja me acidin e saj, por edhe ngjyra intensive mund të shkaktojë errësim dhe erozion të dhëmbëve.

Të fundit