Flash News

KRYESORE

Ushqimet të cilat ndihmojnë në parandalimin e rrudhave

Ushqimet të cilat ndihmojnë në parandalimin e rrudhave

Lëkura e bukur dhe plot shkëlqim është diçka që të gjitha gratë e duan. Pavarësisht të gjitha tretmaneve dhe produkteve kozmetikore, shumë harrojnë se një rol të rëndësishëm luan edhe ushqimi dhe stili i shëndetshëm i jetesës.

Konsumimi i porcioneve më të shpeshta dhe më të pakta dhe ushqimi i shëndetshëm është një nga faktorët kyç që ju të ndihemi më të shëndetshëm dhe më rinor.

Prandaj po ju sjellim disa ushqime që ju ndihmojnë të jeni në formë të mirë dhe të “luftoni” rrudhat, transmeton Klan Kosova.

Arrat, bajamet, lajthitë e të tjera

Sipas Shkollës së Harvardit të Shëndetit Publik, arrat, bajamet, lajthtitë e të tjera janë një ushqim i përsosur për të luftuar moshën dhe janë plot me acide yndyrore esenciale omega-3.

Arrat dhe tjerat në përgjithësi ndihmojnë në menaxhimin e niveleve të kolesterolit, përmirësojnë funksionimin e tretjes dhe forcojnë imunitetin për shkak të përmbajtjes së pasur me minerale.

Përveç kësaj, hulumtimi ka zbuluar se edhe pse arrat, bajamet e të tjerat janë një ushqim me kalori të lartë, me shumë yndyrë ato nuk ndikojnë në shtimin e peshës. Kjo është për shkak se këto fruta të thata të mbushin, dhe pas konsumit, njerëzit hanë më pak më pas.

Boronicat dhe manaferrat

Hulumtuesit në Universitetin e Tufts kanë zbuluar se një numër i përbërësve që gjenden në boronica dhe manaferra ndihmojnë në uljen e inflamacioneve. Përveç kësaj, ato shmangin dëmtimin oksidativ për shkak të disavantazheve të lidhura me moshën.

Avokado

Avokado është një frut që njihet për vetitë kundër plakjes. Avokado është e pasur me acid folik ose vitaminë B.Përveç kësaj, avokadot përmbajnë shumë kalium, vitaminë E, duke përfshirë antioksidantë dhe yndyrna të mira.

Mineralet dhe vitaminat në avokado ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit, tensionin e ulët të gjakut dhe përmirësojnë pamjen e lëkurës.Ky frut i pasur me folate ndikon gjithashtu me parandalimin e sulmeve në zemër dhe në uljen e rrezikut të osteoporozës.

Të fundit