Flash News

KRYESORE

Ushqimet të cilat nuk duhet t’i ruani kurrë në frigorifer

Ushqimet të cilat nuk duhet t’i ruani kurrë në frigorifer

Ngrirja është mënyrë shumë e dobishme dhe praktike e ruajtjes së ushqimit, e cila ruan vlerat nutritive të ushqimeve.

Mirëpo, ekzistojnë disa artikuj ushqimorë të cilët nuk duhet t’i ruani në frigoriferin tuaj, për shkak të ndryshimit të shijes dhe strukturës, por edhe për shkak të sigurisë suaj.

Këto janë disa prej tyre:

1. Ushqimi i cili përmban sasi të mëdha lëngu

Kastravecët, shalqiri dhe portokajtë nuk bën t’i ngrini. Këta artikuj janë përplot lëngje të cilat gjatë procesit të ngrirjes kristalizohen dhe pas shkrirjes plotësisht ndryshojnë strukturën dhe bëhen të qullët sikur pure. Nga ana tjetër, sallata e freskët e gjelbër në frigorifer me ngrirje të thellë do të vyshket dhe do të marrë ngjyrë të gështenjtë.

2. Produktet e qumështit

Edhe pse ngrirja e jogurtit, e djathërave të butë dhe gjysmë të fortë nuk do të dëmtojnë shëndetin tuaj, këta artikuj nuk duhet të gjenden në frigoriferin tuaj me ngrirje të thellë. Temperaturat shumë të ulëta ndikojnë edhe në strukturën e produkteve të qumështit pas shkrirjes.

3. Vezët e freskëta dhe ato të ziera

Ngrirja e vezëve mund t’ju krijojë probleme të dukshme, mirëpo edhe do të ndryshojnë plotësisht strukturën. Vezët e freskëta në lëvozhgë do të pëlcasin, ndërsa vezët e ziera do të marrin formë gome.

4. Ushqimi i fërguar dhe i pjekur

Ushqimi i përgatitur dhe i fërguar në sasi të madhe vaji apo ushqimi i pjekur në mënyrë klasike, pas ngrirjes nuk do të jetë i njëjtë. Struktura e tij kërcëlluese dhe shija do të zhduken plotësisht dhe do të bëhet i qullët dhe i lagësht.

Të fundit