Flash News

KRYESORE

Ushqimi që konsumohet 3 ditë, por që ju jep elegancën e ëndërruar...

Ushqimi që konsumohet 3 ditë, por që ju jep elegancën e

Jepini trupit tuaj një pamje ideale nëpërmjet një mënyre të thjeshtë që mund ta përgatisni në shtëpinë tuaj. Portali “My Healthy Food Tips” sugjeron recetën për ushqimin që mund të konsumohet vetëm tri ditë radhazi, por që bën mrekulli në stomakun tuaj. Por cilët janë përbërësit dhe produktet që sjellin gjithë këto të mira për trupin tuaj vetëm në tri ditë, ku arrinë të pastrojnë yndyrnat, shtresat e dhjamit dhe të gjitha pjesët e mbetjeve në në aparatin tretës. Në këtë mënyrë fryrja e barkut tuaj do të ulet ndjeshëm dhe stomaku juaj do të funksionojë më mirë, e rrjedhimisht do të jeni më elegante pas tri ditësh.

Përbërësit:

– lakër,

– panxhar të kuq,

– karotë,

– lëng limoni,

– vaj ulliri.

Përgatitja:

Grini lakrën, panxharin dhe karotën në përpjesëtim 3:1:1. Shtoni pak erëza sipas dëshirës tuaj (majdanoz, selino) dhe përzieni perimet, kullojani ujin dhe vendoseni sallatës lëngun e limonit. Në fund shtoni disa pika vaj ulliri dhe racioni juaj është gati. Është shumë e rëndësishme që në këtë përbërës, kurrësesi nuk duhet të shtoni kripë apo diçka tjetër. Konsumojeni këtë racion çdo mbrëmje 3 orë para gjumit dhe pas tri ditësh do shikoni mrekulli në trupin tuaj. Nëse kjo gjë ju shijon, atëherë lirisht mund të vazhdoni ta konsumoni këtë sallatë edhe tri ditë të tjera, pasi të keni bërë 7 ditë pushim nga dita e konsumimit të parë.

Të fundit