Flash News

KRYESORE

“Ushtria e islamit”, gazetarja shqiptare: Në planin e Erdogan përfshihen Shqipëria dhe Kosova

Gazetarja Arbana Xharra shkruan se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka në plan ndërtimin e një ushtrie islamike. Xharra i referohet një artikulli të publikuar nga gazeta turke “Yeni Şafak”, e afërt me presidentin Erdogan, e cila fliste për krijimin e kësaj ushtrie për të luftuar Izraelin.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kjo gazetë bëri thirrje që 57 shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik të bashkoheshin për krijimin e ushtrisë. Pjesë e hartës ishin gjithashtu Shqipëria me Kosovën.

"Ushtria e Islamit", për ta sulmuar Izraelin është plani i Erdoganit ku përfshinë edhe Kosovën me Shqipërinë. Ky plan është bërë i ditur para disa jave nga mediat e afërta me presidentin e Turqisë. Ai fton 57 shtetet islamike që t’i bashkohen planit të tij. Në hartën që është publikuar nga media e Erdoganit, përfshihen edhe Kosova me Shqipërinë”, shkruan gazetarja Xharra.

Gjithsesi, nga vetë Erdogan nuk ka ndonjë deklaratë për plane për themelimin e kësaj ushtrie dhe as nga zyrtarë të tjerë turq.

Të fundit