Flash News

KRYESORE

Ushtria turke rrethon qytetin Afrin, synon sulmin kundër milicisë kurde

Ushtria turke rrethon qytetin Afrin, synon sulmin kundër milicisë

Ushtria turke ka rrethuar qytetin Afrin që banohet nga kurdët në veri të Sirisë, dhe ka në fokus një sulm kundër milicisë kurde.

Sipas BBC, mendohet se trupat dhe aleatët e rebelëve sirianë kanë kapur gjithashtu "zonat me rëndësi kritike" gjatë rrethimit të rajonit të Afrinit, por ende nuk ka një konfirmim nga zyrtarët lokalë kurdë.

Veprimi që synonte ngushtimin e milicisë së Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) nga Afrin filloi më 20 janar.

Qeveria turke thotë se  YPG është një zgjerim i Partisë Kurde të Punëtorëve (PKK), e cila ka luftuar për autonominë Kurde në juglindje të Turqisë për rreth tre dekada.

 YPG-ja mohon çdo lloj lidhjeje me partinë PKK,  gjë që është mbështetur edhe nga SHBA, të cilat u kanë siguruar luftëtarëve të milicisë dhe aleatëve arabë, armë dhe mbështetje ajrore për t'i ndihmuar ata të luftojnë me ISIS.

Të fundit