Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ushtrimet e aritmetikës në librat e shkollave të Shtetit Islamik
Nga një libër Matematike për fëmijë ndërmjet moshës gjashtë dhe dymbëdhjetë vjeç, botuar nga Ministria e Arsimit të Shtetit Islamik. Shteti Islamik shpërndau kopje të teksteve shkollore në shkollat e Mosulit në Irak, së bashku me kurrikulat për historinë, edukimin fetar dhe edukimin fizik. Përkthyer nga arabishtja nga Maged Mikhail. Marrë nga Harper’s Magazine.
Një ushtar i kalifatit të Shtetit Islamik patrullon për 7 orë në ditë. Sa orë patrullon ai në 285 ditë?
Në një mision, 87 luftëtarë janë shpërndarë në mënyrë të barabartë brenda 3 zonave. Sa luftëtarë janë në secilën zonë?
Nëse një kuti ka 25 plumba pistoletë, sa plumba janë në 100 kuti? Po në 1,000 kuti?
Osmani bleu një armë për 256,324 dirhamë dhe një vit më vonë e shiti për 196,451 dirhamë. Sa humbi ai?
Nëse numri i emigrantëve në kalifat nga e gjithë bota është 230 në ditë, cili do të jetë numri i përgjithshëm brenda 32 ditëve?
Në një betejë, heronjtë e Shtetit Islamik përbëhej nga 275,220 ushtarë, ndërsa ushtarët burracakë dhe të pabesë ishin 356,230. Cila ushtri është më e madhe?