Flash News

KRYESORE

Ushtroi dhunë dhe i thyeu mobiliet bashkëjetueses, arrestohet 35 vjeçari

Ushtroi dhunë dhe i thyeu mobiliet bashkëjetueses, arrestohet 35

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Durrës pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Mësohet se, gjatë konfliktit i riu nga Laçi ka thyer edhe disa orendi shtëpiake në banesën e të dhunuarës, ndërkaq mbi të tashmë rëndojnë veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Shkatërrim i pronës".

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar, për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Shkatërrim i pronës"

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.M., 35 vjeç, banues në Laç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit