Flash News

KRYESORE

Ushtroi dhunë ndaj kunatës, vëllai plagos me thikë vëllanë në Elbasan

Ushtroi dhunë ndaj kunatës, vëllai plagos me thikë

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy vëllezër për shkak se janë përfshirë në një sherr me mes njëri-tjetrit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në Elbasan ku Fatmir Bakalli ka plagosur me thikë vëllanë e tij Shpend Bakalli, duke rënë të dy në pranga të policisë.  Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë sekuestruar armët me të cilën është bërë plagosja, dhe sipas informacioneve të para dyshohet se Shpend bakalli ka hyrë më dhunë në shtëpinë e vëllait të tij dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së këtij të fundit, shtetases M.B, 53 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Godet me thikë vëllanë e tij, arrestohen në flagrancë dy vëllezërit

Sekuestrohet thika me të cilën ka goditur vëllanë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Fatmir Bakalli, 56 vjeç banues në Elbasan

Shpendi Bakalli, 49 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit Fatmir Bakalli u bë pasi në banesën e tij, në Lagjen “5 Maji” për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me thikë vëllanë e tij, shtetasin Shpendi Bakalli i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën shtetasi Fatmir Bakalli dyshohet të ketë goditur vëllanë e tij shtetasin Shpendi Bakalli.

Ndaj shtetasit Fatmir Bakalli, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal.

Arrestimi i shtetasit Shpendi Bakalli, u bë pasi dyshohet të ketë dëmtuar derën e oborrit të vëllait të tij shtetasit Fatmir Bakalli dhe dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së të vëllait shtetases M.B., 53 vjeçe duke i shkaktuar dëmtime fizike, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj shtetasit Shpendi Bakalli, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim prone” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.

Të fundit