Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ai magjepsej, herë e përsëri, nga mrekullia e të qenit në shtëpinë e tij, nga kurajoja e këtij fakti: të ecësh nëpër një rrugë ferme në Wiltshire deri te porta e përparme, të mbyllësh dyert dhe dritaret e një hapësire që është e jotja, privatësi dhe rregull, të ecësh në shtrojën ngjyrëkrem të dhomave mbushur me libra-në të cilat ai me robdëshambër, diku nga mesdita, mund të thërriste një grua për t’i bërë kafen ose t’i mbante shënime. Përjashta, ai mund të baresë mbi lëndinë deri te shtëpia e madhe ose te një liqen ku rrëshqasin mjellmat; apo të vizitojë ndërtesën e vogël që shërben si qilar i verërave të tij. Vidia, e quanin miqtë, ai nuk e pëlqente emrin, por e këndellte nënkuptimi ama. Në sanskritisht do të thotë ‘të shohësh dhe të dish’. Ai vështronte fort, me atë shikim shqiponje, dhe i shihte gjëra ashtu siç ishin.
Shtëpia, të cilën e kishte marrë me qira, ishte paguar nga librat e tij, më shumë se 30. Ai nuk i ishte futur shkrimtarisë për t'u pasuruar apo për të fituar çmime; ky ishte një mendim i tmerrshëm. E tmerrshme! Të shkruarit ishte një thirrje. Megjithatë, libri i tij i katërt, "Një shtëpi për z. Biswas ", bazuar në kërkimin e të atit për një vend ku të ngulitej, e kishte, fatmirësisht, shtyrë drejt famës, dhe në vitin 2001, fitoi çmimin Nobel për Letërsi. Ai mori edhe titullin e kalorësit megjithëse nuk i bëhej vonë që ta përdorte. Kjo përkorë e shtyu drejt një shtëpie në fshat dhe një dupleksi në Chelsea. Pasi, sipas z. Biswas "sa e tmerrshme do të ishte ... të jetoje pa u përpjekur as të marrësh pjesën tënde të botës".
Cilën pjesë të tokës, megjithatë, është pyetja? Paraardhësit e z.Naipaul ishin indianë, por ajo pjesë mbet’ në errësirë, ndërprerë vetëm nga lutjet e gjyshes së tij dhe ritualet e çuditshme të ngrënies. Udhëtimet për në Indi më vonë, që rezultuan me tre libra që kritikonin vendin, e bindën se kjo nuk ishte shtëpia e tij dhe nuk mund të ishte kurrë. Ai u tmerrua nga getot (slums), jashtëqitja e hapur, dhe nga dështimi i civilizimit indian për të mbrojtur veten. Vendi i lindjes dhe rritjes së tij ishte Trinidadi, kryesisht Port Spanja, qyteti i lagësht, i çuditshëm dhe entuziast, plot me mango dhe zhurma, që nga rrahja e shiut në hekurin e valëzuar, që i dha jetë komedisë në "Biswas " dhe "Rruga Miguel". Por, ai duhej të largohej. Anglia ishte joshja e tij, si për të gjithë djemtë e zgjuar kolonialë që nuk e kishin gjetur ende vendin e tyre në botë, dhe theksi i tij Trinidadas u zhduk shpejt në artikulimin e klasës së lartë; por Oxford-i ishte i trishtë dhe Londra zhgënjyese. Ai vazhdonte të largohej, udhëtonte, lëvizte nga shqetësimi. Librat pasuan, por jo qetësia. Qetësia, jo.
Pjesa më e madhe e acarimit të tij, madje edhe ndaj lotëve, erdhi nga vetë shtysa e të shkruarit; për çfarë do të shkruante dhe në çfarë forme. Romani ishte shterruar. Modernizmi kishte vdekur. Megjithatë, Letërsia e kishte ngërthyer, një qëllim fisnik për jetën e tij, një thirrje e madhështisë. Ai kishte lëvizur ngadalë drejt të shkruarit, së pari i hipnotizuar nga format e thjeshta të letrave, pastaj intriguar nga tregimet që i pat lexuar i ati; më vonë në Londër, përpjekjet e para në një makinë shkrimi BBC. Për një kohë të gjatë nuk arriti të krijojë një fabul. Fillimet ishin të lodhshme, shenjat e pikësimit të shenjta: ai e masakroi një redaktor amerikan për heqjen e pikëpresjeve, "me të gjitha hijet e tyre të ndryshme të pauzës". Pasi nisej, megjithatë, ai shkruante me shpejtësi, duke shpresuar të arrijë atë gjendje të ekzaltimit kur do ta kuptonte veten, por dhe subjektin e vet.
E vërteta, sfidimi i errësirës, ishte qëllimi i tij. Udhëtimet e tij nëpër botën post-koloniale, në Indi, Afrikë, Karaibe dhe Amerikën e Jugut, e zemëruan: u tërbua që popujt dikur të kolonizuar ishin të kënaqur me humbjen e historisë dhe dinjitetit të tyre, përdorimin dhe braktisjen, dhe pa ndërtuar asnjë institucion të vetin, si afrikanët e "One Free State” qe çirreshin në gjuhën e tyre pyjore në kuzhinat e hoteleve turistike. Ai u trishtua për reliket e sundimit kolonial, kopshte të mbuluar me bar dhe pavionet e rrëgjuara të polos, imitimet e llozhave ala Tudor dhe kinkalerinat e venitura viktoriane që pa në Bundi ose Kampala; por edhe më shumë se këto, humbjen e potencialit njerëzor.
Shumë njerëz u fyen, por atij nuk i bëhej vonë asnjë grimë. Ishte detyra dhe dhantia e tij për të përshkruar gjëra saktësisht: qoftë fletën e fundit të mermertë të një libri të pluhurosur, kundërmimin e rriqnave të shtretrëve dhe vajgurit, mënyrën se si lulet shkëlqenin në kontrast me shkëmbinjtë pas shiut, apo marrëzinë e shumicës së njerëzve. Ai i rezistoi të gjitha redaktimeve, të letërisë apo opinioneve. Pa u penduar, ai madje goditi dashnoren e tij në një rast, derisa i dhembi dora. Ashpërsia dhe krenaria erdhën natyrshëm te vetvetja gjithëpamëse.
Qëllimi i mëtejshëm i shkrimit ishte vendosja e rregullit në jetën e tij. Ai i regjistronte me kujdes të gjitha ngjarjet, ose në kujtesën e tij, ose në fletoret e vogla të zeza që mbante në xhepin e xhaketës. Shndërrimi i tyre në prozë i jepte formë çrregullimit; ofronte një strukturë, një strehë, mbrojtje. Heronjtë e tij të parrënjë autobiografikë shpesh ëndërronin për vende të tilla të qeta: një vilë në kodër, me një zjarr të ndezur, që gjindeshin natën përmes shiut; një dhomë e mobiluar e gjitha në të bardhë, me pamje nga deti; apo në "The Mimic Men", vizioni më tërheqës, një shtëpi në Karaibe midis pemëve të kakaos dhe imortelave me lule të verdha dhe portokalli. Megjithëse i mbylli ditët e veta në Wiltshire, deri diku i kënaqur, ishte dielli i tjetërkujt që pa atje atje, apo dhe historia e dikujt tjetër. Qendra e tij e thellë mbeti vendi nga i cili kishte ikur.
*Përkthimi nga Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38