Flash News

KRYESORE

Vaji i avokados, përfitimet shëndetësore që merren prej tij

Vaji i avokados, përfitimet shëndetësore që merren prej tij

Ndryshe nga frutat e tjera, avokado është i pasur me yndyrna të shëndetshme dhe antioksidantë. Përdoret për të prodhuar vaj, i cili ndonëse jo aq i njohur sa vaji i ullirit, ofron shumë përfitime shëndetësore.

Më poshtë njihuni me disa prej tyre:

  1. I pasur me acid oleik.

Vaji i avokados është vaji natyral i përftuar nga tuli i avokados. Pothuajse 70%  e këtij vaji përbëhet nga acidi oleik, shumë i shëndetshëm për shëndetin e zemrës. Ky acid yndyror është gjithashtu përbërësi kryesor i vajit të ullirit.

Vaji i avokados ka me shumicë omega-6 dhe omega3.

  1. Ul nivelin e kolesterolit dhe përmirëson shëndetin e zemrës.
  2. Përmban Lutein, një antioksidant që shërben për të përmirësuar shikimin.
  3. Nxit tretjen dhe ndihmon në absorbimin e mirë të nutrientëve.
  4. Zvogëlon simptomat e artritit.
  5. Ndihmon në problemet e frymëmarrjes, mishrat e dhëmbëve, erën e keqe të gojës.
  6. Përmirëson lëkurën dhe ndihmon në shërimin e plagëve.

Të fundit