Flash News

KRYESORE

“Vaji i palmës nuk të bën dëm”, Çuçi mbron qëndrimin e tij: Kam argumenta shkencore

“Vaji i palmës nuk të bën dëm”,

Deklarata e ministrit të Bujqësisë Blendi Çuçi se ‘Vaji i palmës nuk të bën dëm, vdes nga gjalpi i lopës’, shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Megjithatë, ai nuk është penduar për gafën që bëri dhe insiston se vaji i palmës nuk përbën rrezik për konsumatorët, duke dhënë edhe argumentat e tij.

"Vaji i palmës është një yndyrë bimore, nuk është i rrezikshëm. Nëse tentohet që të bëhet një produkt që i ngjan djathit, (marrim shembull) pa i thënë konsumatorit që është me vaj palme kjo do të dënohet penalisht, se është mashtrim i konsumatorit. Ai është i pa dëmshëm për shëndetin djathi me vaj palme, por s'është djath. Përdoret gjerësisht në ëmbëlsira në vendet e Europës. S'duhet ngrënë me shumicë, sepse atëherë është i dëmshëm", deklaroi Çuçi në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’.

Disa ditë më parë, edhe zv/ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci u shpreh se 'nëse përdorim allçi në djathë, atëherë djathi nuk do të pritej dot'.

Të fundit