Flash News

KRYESORE

Vajrat natyralë si krem kundra diellit, çfarë duhet të përdorni

Vajrat natyralë si krem kundra diellit, çfarë duhet të

Tani që jemi zyrtarisht në stinën e verës dhe fillojmë e frekuentojmë plazhin apo pishinat është shumë e rëndësishme që të kujdesemi dhe për lëkurën, qoftë dhe kur jemi duke shkuar në punë në mëngjes.  Nëse dëshironi të dini se çfarë metodash alternative natyrale mund të përdorni për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit,  ka disa vajra shumë të mira natyrale që mund t’i përdorni si krem kundra diellit:

Vaj bajame

Është një nga vajrat esencialë më popullorë. Ai ka SPF natyral 5, që është pak e ulët, por përmban një sasi të madhe të vitaminës E, e cila mbron lëkurën dhe e mban atë të butë. Vaji i bajames është gjithashtu i mirë për flokët, pasi i mban të buta dhe të shndritshme. Mund ta përdorni vajin e bajames së bashku me një krem tjetër për lëkurën.

Vaji i avokados  

Mund ta përzieni këtë vaj me SPF të paktën 15. Vajin e avokados mund ta gjeni tekdyqanet e erëzave dhe vajrave esencialë. Nëse nuk e keni këtë vaj, mund ta përdorni direkt avokadon për lëkurën. Vetëm mos e teproni me të, sepse do të përfundoni me ngjyrë jeshile.  

Vaji i ullirit

Ky është një nga vajrat më të pëlqyer dhe më të përdorur nga shumica e njerëzve. Me siguri i dini përfitimet e shumta shëndetësore të vajit të ullirit, por mund të mos dini që ai zbut gjithashtu lëkurën, mbron nga dëmtimet e diellit dhe siguron një sërë antioksiduesish për trajtimin e djegieve.

Të fundit