Flash News

KRYESORE

Vajza e Besit dhe Xhensilës do të jetë një ‘katunare e vërtetë’

Do të ketë një mama shumë të bukur dhe moderne por vajza e Besit dhe Xhensilës mesa duket do i ngjaje babit dhe do jetë një ’katunare e vogël’.

Besi ka postuar në Instastory një foto të një vogëlusheje e rrethuar me domate. Për të gjithë ata që se dinë, domatja është simboli i Besit, çka përfaqëson origjinën e tij nga katundi dhe është ushqimi i preferuar i tij.

Domatja është dhe ‘personazhi’ kryesor i pjesëve të tij humoristike, ndaj kuptohet mjaft mirë kjo foto. Jemi të sigurtë që vajza do të jetë e bukur si mami Xhensila por edhe babi Besi do të ndikojë që ajo të jetë e thjeshtë dhe të mos ketë turp nga origjina.

Të fundit