Flash News

KRYESORE

Vajza e Donald Trump dashurohet me miliarderin nigerian, presidenti e urren

Vajza e Donald Trump, Tiffany, po përjeton një histori dashurie dhe shumë sekrete me Michael Boulos. Michael vjen nga një familje multimiliardere në Nigeri dhe sipas burimeve të "Paige Six" dy të dashuruarit kanë kaluar bashkë festën e "Falenderimeve". Po të njëjtat burime kanë thënë se Buolos është prezantuar dhe me një pjesë të familjes së Tiffany.

Tiffany dhe Boulos janë njohur në ishullin grek, në Mykonos, gjatë pushimeve të verës. Boulos është rritur në Lagos dhe duhet theksuar se Trump nuk ka aspak respekt për këtë vend pasi në një deklaratë më herët teksa Trump fliste për emigrantët që vinin në Amerikë, e cilësoi Nigerinë si një "vend m*ti".

 “Tiffany është shumë e lumtur dhe po i mban gjërat me Michael nën kontroll. Ajo fillimisht e prezantoi partnerin e saj me familjen gjatë mbrëmjes së Falënderimeve. Ai është një djalë shumë inteligjent dhe vjen nga një familje e mirë.” – kanë thënë burimet për "Paige Six".

Por ende nuk dihet se si ka reaguar Trump për këtë lajm.

Të fundit