Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vajza e ish-presidentit Regan: Babai im do të ishte tmerruar nga ‘Amerika e Trump’
Ish-presidenti Ronald Reagan do të ishte "i tronditur" dhe "i zemëruar" nga gjendja aktuale e Amerikës nën drejtimin e Presidentit Donald Trump. Kështu u shpreh vajza e presidentit të ndjerë në një intervistë për CNN.
Patricia Ann Davis kritikoi ashpër Partinë Republikane dhe presidencën e Trump, duke thënë se Presidenti po rrezikon demokracinë amerikane dhe Kushtetutën.
"Çfarë do të mendonte Reagan për gjendjen aktuale?", u pyet ajo.
"Unë mendoj se ai do të ishte i tronditur. Unë mendoj se ai do të ishte zemërthyer sepse e donte shumë këtë vend dhe besonte në këtë vend, ashtu si edhe besonte në mirësinë e njerëzve", tha Davis.
Në një pikë tjetër në intervistë, Davis tha se "Partia Republikane e ka lënë Trump të shkatërrojë këtë vend. Dua të them se ata nuk thonë asgjë, nuk qëndrojnë pranë tij", tha ajo, duke vënë në dukje se Partia Republikane sot nuk ka ngjashmëri me atë të kohës së babait të saj.
Kjo nuk është hera e parë që Davis ka kritikuar Trump.
Në qershor të vitit 2018, ajo deklaroi në ‘Washington Post’ se babai i saj nuk do ta kishte mbështetur presidentin Trump dhe shkroi se do të ishte i shqetësuar me retorikën e tij për politikën e jashtme, sulmet e vazhdueshme ndaj mediave, apo qasjen e tij të ashpër ndaj emigracionit.