Vajza e Ismail Kadare emërohet nënkryetare e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Besiana Kadare

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare është emëruar në postin e rëndësishëm, si nënkryetare e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara!

Ambasadorja e Shqipërisë në OKB e ka bërë të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale, ku shkruan se është një privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t ‘ i shërbyer vendit në këtë post të rëndësishëm.

“Krenar të njoftojmë se #Shqipëria është zgjedhur nënkryetare e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbesh si VP i këtij sesioni historik dhe mezi po pres të punoj me ambasadorin Volkan Bozkir, kryetarin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga #Turqia.

Është një privilegj dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t ‘ i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vizibilitet të madh në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me nënkryetar në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj”, shkruan ambasadorja shqiptare.

Lexo edhe: Yuri Kim përshëndet emërimin e të bijës së Ismail Kadare si zv.presidente Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara