Flash News

KRYESORE

Vajza e Michael Jackson dhe Cara Delevingne shihen sërish bashkë, dyshime mbi lidhjen e tyre

Kohët e fundit është përfolur se vajza e Michael Jackson, Paris dhe Cara Delevingne janë në një lidhje, pasi u panë duke u puthur në publik.

Sipas  revistës “People” ato kanë vetëm një miqësi dhe nuk janë në një mardhënie sepse Paris është vetëm 19 vjeç dhe po shijon jetën e saj.

Por “Daily Mail” ka raportuar këtë javë se Delevingne dhe Jckson janë parë duke vallëzuar së bashku dhe duke darkuar me çiftin e njohur, aktorin Macaulay Culkin dhe të dashurën e tij.

Sipas “Page Six”, javën që kaloi ato kanë kalaur disa netë së bashku duke kënduar dhe duke u zbavitur në kitarë.  Javën e shkuar, 19-vjeçarja Jackson ka postuar në rrjetet sociale një foto të Delevingne në shtratin e saj, postim të cilin e ka shoqëruar me shkrimin ‘art’.

Kjo gjë ka ngritur dyshime të tjera, por nuk ka akoma diçka të pranuar publikisht nga dy vajzat.

Të fundit