Flash News

KRYESORE

Vajza e T.I e heq të atin nga rrjetet sociale pas deklaratës së tij për "ruajtjen e himenit"

Javën e shkuar reperi T.I tregoi se e çon çdo vit të bijën tek gjinekologu për të bërë vizitë nëse e ka të paprekur himenin(cipa e virgjërisë). Vajza e tij është 18-vjeçe dhe kjo deklaratë e reperit është konsideruar e tepërt nga fansat. Ai gjithashtu tregoi se i injoron mjekët që e kanë njoftuar se himeni mund të prishet edhe në mënyra të tjera përveç depërtimit seksual, si biçikleta apo lojëra të tjera sportive. Fansat e quajtën këtë veprim të reperit të neveritshme dhe poseduese.
 
View this post on Instagram
 

set: @fashionnova #AD 💫

A post shared by Deyjah Harris✨ (@princess_of_da_south) on

Ndërsa fansat reagonin pafund në rrjetet sociale, vajza e tij Deyjah ka pëlqyer një seri postimesh që përshkruanin veprimet e T.I si të "pështira", "poseduese" dhe "kontrolluese". Dhe mesa duket, Deyjah tani i ka çuar gjërat një hap më tutje, duke hequr babin e saj nga Instagrami dhe Twitter-i duke i bërë atë "unfollow".

Të fundit