Flash News

KRYESORE

Vajza, mbylleni 2019-ën si duhet... me meshkujt më seksi të vitit

Okay, që të mos akuzohemi se bëjmë diskriminime dhe ndarje orientimi seksual, meshkujt më seksi të 2019-ës mund t`i shihni edhe vetë ju meshkujt, por ta dini se disa prej tyre janë të zënë.

Çdo vit, revista "People" liston burrat më seksi dhe këtë vit ka bërë të njëjtën gjë. Lista përfshin emra që njihen nga publiku, nga fusha të ndryshme. Kjo listë nga "People" daton që nga viti 1985 dhe vitin e kaluar ju kujtojmë se këtë titull e mbante aktori (ufff) Idris Elba (muskujt e tijjj....absat e tijjj...).

Nejse,  nisim me listën e 2019-ës.

Revista "People" zgjedh nga një mashkull më seksi për çdo kategori.

"Atleti më seksi" këtë vit shkon për lojtarin e "Golden State Warriors", Stephen Curry. Ai ja ka kaluar dhe Rafael Nadal, Michael Phelps e Mike Fisher.

 "Mashkulli 'funny' më seksi" është moderatori Trevor Noah (që ta dini, është beqar).

"Mashkulli më seksi dhe me shije në modë" është pikërisht 'aziatiku i pasur", aktori Henry Golding. Henry FATKEQËSISHT është i martuar. Aktori i bukur dhe seksi është pjesë e filmit "Last Christmas" që ka që në nëntor që jepet në të gjitha kinematë e botës.

"Mashkulli më seksi i shfaqjeve reality"  është Antoni Porowsk, i cili gatuan. (Çfarë doni më shumë? I bukur po, seski po. Po ja që dhe gatuan hmmmm <3).

Dheeee... tani është momenti për titullin e madh. Ai më seksi i vitit, ai që ua kalon dhe këtyre më lart. Ai që quhet "THE Sexiest Man Alive"? Është pikërisht këngëtari John Legend.

Lum Chrissy Teigen !!!

Revista People shkruan:

John Legend - një njeri kaq i talentuar, ai u bë një nga vetëm 15 yjet për të arritur statusin 'EGOT' vitin e kaluar - po bën histori përsëri: këngëtari 40-vjeçar tani është kurorëzuar si "Njeriu më Seksi" i 2019-ës.

Të fundit