Flash News

KRYESORE

Vajza që po lufton me kancerin, çfarë bëri Ed Sheeran që përloti fansat

Ed Sheeran është një nga këngëtarët që pavarësisht suksesit ndërkombëtar sërish është i thjeshtë dhe më këmbë në tokë. Këngëtari britanik ka bërë një veprim që ka përlotur fansat.

Përpara koncertit në Adelaide, Ed ka kaluar kohë me fansen e tij Sherie Hagger, e cila po lufton me kancerin. 36-vjeçarja ka shkruar për takimin në blogun e saj:

“Ndodhi, ndodhi vërtet. Pickoj veten dhe shikoj fotot për tu siguruar që nuk ishte një ëndërr. Isha në një grup të vogël prej 16 personash, pjesa më e madhe e të cilëve ishin fëmijë në gjëndje jo shumë të mirë. Kaluam kohë me Ed-in. Nuk e di saktësisht sa apo për çfarë folëm, pasi ndihem konfuze. Por mund të them se ai është ashtu siç duket në media. Është normal dhe me këmbë në tokë, i përulur, i këndshëm, ashtu siç e prisja.”

Sherie e mbyll shkrimin me një mesazh prekës: “Është kaq bukur të gjesh lumturinë në jetë. Faleminderit Ed.”

Të fundit