Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Vajza me sindromën ‘Down’ i bën dhuratë, gazetarja e njohur e nxjerr në ankand
Gazetarja e njohur Jonida Vokshi ka marrë një dhuratë mjaft speciale nga një vogëlushe me sindromën Down, e quajtur Irma.
Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ajo ka treguar për publikun se këtë dhuratë kaq orgjinale do ta nxjerrë në ankand për të ndihmuar vogëlushen por edhe shumë të tjerë si ajo.
“Irma Nika me sindromën Down më bëri këtë dhuratë për emisionin “Thurje” dhe e pikturoi live në studio. Një talent! Por këta njerëz me kaq shumë pozitivitet dhe talent kanë nevojë për përkrahje. Kështu që pavarësisht kënaqësisë që më dha kjo dhuratë spontane e Irmës, mendoj që është më e vlefshme për ta ndihma juaj, kështu që unë hap një ankand për këtë pikturë të bërë nga Irma në studion time. Një vajzë me sindromën Doën por me shumë talent. Ndihma juaj mund të jetë shumë herë më e rëndësishme për këta persona se vlera e kësaj pikture. Vlerësoni vetë ju talentin e Irmës dhe kjo pikturë është e juaja”, ka shkruar Jonida bashkngjitur fotos.