Flash News

KRYESORE

Vajza me sindromën Down zgjidhet për të përfaqësuar shtetin në Miss USA

Vajza me sindromën Down, Mikayla Holmgren hyri në histori mbrëmjen e së dielës gjatë konkursit të bukurisë në Minnesota.  Është hera e parë që një vajzë më këtë sindromë të zgjidhet për të përfaqësuar shtetin në Miss USA.

22-vjeçarja është studente në Universitetin Bethel dhe ka fituar dy cmime atë të Shpirti i Miss USA dhe çmimin e udhëheqëses.

“Isha shumë e habitur, shpërtheva në lot. Nga një prej kompeticioneve të bukurisë për personat me nevoja të veçanta përfundova në konkursin më të madh në botë. Është paksa çmenduri,” – tha ajo kur të gjithë po e duartrokisnin.

Holmgren, e cila kërcen që 6 vjeç performoi disa lëvizje gjatë konkursit të bukurisë në rubrikën e talenteve.

“Dua të shfaq personalitetin tim. Dua t’i tregoj botës si është të jesh unë, e lumtur, e gjallë. Dua t’i tregoj botës si është në të vërtetë sindroma Down,” – tha ajo.

Ndërkohë jemi mësuar të shohim raste të ndryshme në konkurset e bukurisë, ku po zhvillohen edhe disa për vajzat mbipeshë. (Ora News)

Të fundit