Flash News

KRYESORE

Vajza sipër: Pornografia feministe dhe çfarë është ajo

Vajza sipër: Pornografia feministe dhe çfarë është

Julia Martincic/Telegraph

“Një regjisor njëherë më tha të prisja pesë minuta dhe pastaj të shtirja një orgazëm. I thashë, ‘Më jep edhe pesë minuta të tjera të kem një orgazëm të vërtetë.’ Për mua, kjo është pornografia-feministe e përshkruar me dy fjalë.”

Madison Young është e paturpshme në përshkrimin e saj entuziast të jetës si ylli i filmave porno. Është ulur në mes të një kafe-bari në Los Anglelos dhe nuk e ul zërin---as kur flet për seksin anal dhe kinky.

Emri i saj është i atillë që mund t’i bëjë disa të tundin kokën në shenjë njohjeje, megjithëse në mënyrë diskrete. Biondja miqësore, e lindur Tina Butcher, u bë pioniere e pornos feministe dhjetë vite më parë. “Performanca ishte një mënyrë për të sjellë karakterin tim feminist në filmat erotikë”, thotë ajo për zgjedhjen paksa kontroversiale të karrierës.

Tani 36-vjeç, Madison është bërë pjesë integrale e një lëvizje seks-pozitive që ka filluar të ngrihet që prej viteve tetëdhjetë. Beson se pamjet seksuale mund të jenë një burim frymëzimi, lirie dhe fuqizimi për shikuesit.

Pornografia shihet nga më shumë gra se kurrë. Një nga faqet pa pagesë më të mëdha në botë, Pornhub, që vizitohet nga 156 milion njerëz çdo muaj, së fundmi zbuloi se gratë janë çereku i audiencës së tyre botërore. Teksa një studim i 2015, i kryer nga Universiteti i Ontarios Perëndimore, tregon se njerëzit që shohin porno janë më të gjasshëm që të kenë pikëpamje feministe. Dhe, me suksesin e madh të librave si '50 Hijet e Grey-t'—80 për qind e lexuesve ishin gra---bën pak çudi që po fillon të marri formë një industri pornografie me fokus gratë.

Për Madisonin, ajo çka e përkufizon llojin e pornos feministe në të cilin ajo luan, është vërtetësia e  kënaqësisë së saj. “Të jesh në gjendje të flasësh për atë  çka dëshiron dhe ‘veset’ e jetës së vërtetë, kjo ka rëndësi për mua”, thotë ajo. Një orgazëm e vërtetë në kamera, jo domosdoshmërish do të thotë 'seks i ëmbël'. Përgjegjësia e Madisonit si performuese është të gjejë diçka erotike për çdo moment, beson ajo. Dhe, ajo, sigurisht, që i ka bërë shumicën e gjërave: nuhatjen e këpucëve, lateksin, lëkurën. Ti thuaje, ajo e ka bërë.

Për Carlyle Jansen, një nga themelueset e Festivali Ndërkombëtar të Torontos për Filmin Porno, pornoja feministe është për përfshirjen. Por, si dikush që ka parë shumë filma porno, cilësia është gjithashtu e rëndësishme. “Ne po kërkojmë diçka që mund të shijohet. A po shohim një skenë 10 minutëshe 'pune me gojë' ku e kuptojmë pas 10 sekondash? A ka muzikë interesante? Aktrim të mirë? A ka ndriçim të mirë dhe a është e mirëkuadratuar? Tema mund të mos jetë ndezëse për të gjithë, por të paktën duhet ta shijosh atë.”

Megjithëse industria e pornos feministe po lulëzon, po kështu është edhe kundër-lëvizja, që filloi të hedhë rrënjë në vitet shtatëdhjetë. “Idea e pornos feministe ka aq logjik sa edhe se vegjetariani mishngrënës,” thotë Dr. Julia Long, autorja e librit Anti-porno: Rilindja e Feminizmit Anti-Porno. Ajo beson se pornografia, pavarësisht formës që merr, është e dëmshme për gratë.

“Mendoj se argumenti për pornografinë feministe dëshmon mungesën e kritikës feministe dhe imagjinatës, sepse vë në lëvizje nocionin se seksualiteti është për konsum. Me pornon ti po krijon një produkt dhe pavarësisht natyrës së produktit, gjithmonë do të jetë variacione të erotizmit të pabarazisë.”

Për Dr. Long, gjenerata e re e feministëve vetëm sa po vërdallisen rreth çështjeve, pa kapur thelbin e tyre. Dhe ajo nuk është e vetmja që beson këtë.

Zëra prominentë anti-pornografi, si Julie Bindel dhe Germaine Greer, besojnë se ‘nevoja’ për të parë porno është një dëshirë e ndërtuar nën kapitalizmin patriarkal. Dr. Long nuk beson se kur vendos fjalën ‘feministe’ pas ‘porno’ ndryshon dëmin që iu bëhet grave në industri dhe mënyrën se si formon qëndrime negative për seksin.

“Çdo gjë kthehet në komoditet, që nga çfarë ha, te çfarë vesh, te çfarë sheh. Ti hyn në tregun që do të ndryshosh dhe e ndryshon nga brenda,” thotë Anna Arrowsmith. 44-vjeçarja nga Londra ishte e para regjisore e pornos feministe në Mbretërinë e Bashkuar.

Por, edhe në nën-gjininë e pornografisë feministe duket se nuk ka dakordësi për atë çka duhet të jetë. Arrowsmith beson se kënaqësia autentike është problematike. “Kur ti shkon të shohësh një film horrori ti nuk pret që të jetë i vërtetë, ti pret që të jetë një performancë. Unë mendoj se mund të jetë stresuese për performuesit nëse kënaqësia e tyre duhet të jetë autentike.”

Për Madisonin, gjëja më e rëndësishme në krijimin e filmit porno është mesazhi që dërgon. “Në të njëjtën mënyrë se si disa filma mund të japin një pikëpamje negative për seksin, porno gjithashtu ka fuqinë që të na bëjë të ndihemi mirë, të na mësojë miratimin dhe komunikimin,” thotë ajo. Ajo, me kokëfortësi, beson se pornografia feministe e bën një ndryshim: duke ndryshuar qëndrimet, si nga brenda dhe nga jashtë industrisë.

©Politiko.al për përkthimin. 

 

Të fundit