Flash News

KRYESORE

Vajzat e ekranit që u bënë nëna për herë të parë në 2019-ën

2019-a ka qenë një vit shumë special për disa vajza të ekranit, të cilat kanë përjetuar ndjesitë më të veçanta që çdo vajzë e grua pret pasi krijon familje: janë bërë nëna për herë të parë.

Por kush janë vajzat e ekranit që përjetuan për herë të parë këto emocione?

Më poshtë keni disa prej të famshmeve që sollën në jetë fëmijën e tyre të parë:

Elita Rudi solli në jetë djalin e saj të parë me reperin Gjiko dhe e kanë quajtur Zëri.

Anjeza Shahini është bërë nënë e një vogëlusheje që e ka quajtur Tori (Victoria Kelis Connoll).

Linda Halimi dhe reperi amerikan Davon Edwards u bënë për herë të parë prindër të vogëlushes Kaimana.

Diellza Kolgeci dhe basketbollisti Fisnik Rugova u bënë prindër për herë të parë të vajzës së tyre, Helenën.

Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman përjetuan për herë të parë ndjesinë e të bërit prindër me djalin e tyre, Efehan.

Të fundit