Flash News

KRYESORE

Vajzat e saj fillojnë vitin e ri shkollor, “Elif” u jep këshillën si nënë

Aktorja Tuba Buyukustun, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar në serialin “Dashuri dhe Diamante” me rolin e Elifit, ditën e sotme ka kaluar një emocion të veçantë pasi vajzat e saj kanë filluar vitin e ri shkollor.

Pavarësisht angazhimeve të shumta në karrierë, aktorja turke është kujdesur që në këtë ditë të rëndësishme t’i shoqërojë vetë vajzat.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Tuba u ka uruar suksese vajazave të saj dhe gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për to.

”Një shoku im më kishte dërguar mesazh: ”Rriteni shumë shpejt. Shkoni në shkollë, rrini bashkë, kaloni kohë me shoqërinë. Sepse do të vijë një ditë kur ju do të rriteni. Dhe nuk do të doni më të shkoni në shkollë. Shkolla është një e drejtë që secili fëmijë e ka dhe duhet ta ushtrojë këtë të drejtë. Ju uroj një vit sa më të bukur shkollor”, shkruan aktorja turke bashkangjitor fotos me vajzat.

Të fundit