Vajzat te apasionuara pas aktorëve turq, por ai që i takon është Albert Dumani

Filma e seriale turq janë gjithnjë e më shumë duke u shitur në shumë vende të botës dhe ndiqen shumë. Së fundmi edhe Spanja ka blerë disa seriale të ndryshme të cilat po transmetohen në televizionet e tyre.

Shqipëria, prej vitesh tashmë transmeton seriale turke dhe vajzat e gratë janë shumë të apasionuara pas aktorëve turq. Sidomos protagonistëve të cilët përveç talentit zgjedhën të jenë pjesë edhe për shkak të bukurisë.

Drejtori i programacionit të televizionit ‘Klan’, Albert Dumani, ka pasur mundësinë të takojë disa nga figurat më të njohura të serialeve turke. Ai ka firmosur të gjitha kontratat për serialet turke që janë transmetuar në Shqipëri, ndaj dhe ka pasur mundësinë t`i takojë nga afër aktorët, për të cilët vajzat shqiptare “vdesin”.

Së fundmi ai ka takuar aktorin e njohur Kivanc Tatlitug, që aktualisht po luan rolin e Kadir në serialin “Çarpisma”.

Pra, ju shijojini nga ekrani se për t`i takuar, i takon Albert Dumani.

 

View this post on Instagram

 

Great selfie with the 👑 @kivanctatlitug #thebest #tvseries #carpisma #comingsoon #cool #tv #pictureoftheday #anighttoremember

A post shared by Albert Dumani (@albertdumani) on

 

View this post on Instagram

 

Kosem Sultan ❤️ & Albert Han 🙈 #mipcom #gülperi #kosemsultan #tvseries #filmfestival #cannes #gülperidizi

A post shared by Albert Dumani (@albertdumani) on