Flash News

KRYESORE

“Vajzën e pafajshme e dhunon mizorisht djali i deputetit”, Basha: Ta shohë çdo prind këtë video

“Vajzën e pafajshme e dhunon mizorisht djali i deputetit”,

Ditën e sotme u publikua dëshmia e ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili dëshmon se shtetasja Xhensila Maloku është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja dhe në momentin që ka dashur të bëjë kallëzim në polici, oficerët nuk ia kanë pranuar.

Oficeri ka treguar së në momentin kur do të bëhej arrestimi i djalit të deputetit, në zyrën e tij kanë mbërritur deputeti Rrahman Rrahja, së bashku me vëllain, kryetari i Bashksië së Krujës, Artur Bushi dhe deputeti Taulant Balla.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Basha në një dalje për median shprehet se e konsideron të rëndësishme që çdo prind duhet ta shohë  videon e dëshmisë së ish-oficerit. “Është e rëndësishme ta ndjekim të gjithë sëbashku në kushtet e censurës, që pushteti i bërë njësh me krimin po e trajton si skandalin e radhës”, u shpreh Basha ndërsa paraqiti videon e dëshmisë së oficerit.

“Dëshmi tronditëse e oficerit të policisë dëshmon se nga azili politik si është sulmuar nga kriminelë dhe politikanë sepse u përpoq të mbronte një vajzë të pafajshme e cila është torturuar mizorisht nga familjarë të pushtetarëve. Sot jam para jush për t’i kërkuar çdo nëne dhe babai të dëgjojë këtë dëshmi tronitëse të oficerit të policisë.

Është e rëndësishme ta ndjekim të gjithë sëbashku në kushtet e censurës, që pushteti i bërë njësh me krimin po e trajton si skandalin e radhës”, tha kryedemokrati.

Të fundit