Flash News

KRYESORE

Vaksina kundër COVID-19, Britania nis provën te njerëzit këtë javë

Vaksina kundër COVID-19, Britania nis provën te njerëzit

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se është e gatshme të fillojë testimet e një vaksine kundër koronavirusit te njerëzit. Dhe këto teste do të fillojnë duke nisur që prej kësaj jave.

Ministri i shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi se testimi mbi njerëzit do të fillonte të enjten dhe do të bashkohej me një pjesë të vogël të provave të tjera të ngjashme që po kryhen në të gjithë botën. Ai tha se ilaçi, i cili është emëruar ChAdOx1 nCoV-19, ishte zhvilluar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit dhe raportohet të ketë një përqindje suksesi prej 80 përqind.

Aktualisht ka më shumë se 30 kompani në mbarë botën që garojnë për të zhvilluar një vaksinë për sëmundjen, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz. Një kompani në Gjermani, CureVac, thotë se po përgatitet për prova te njerëzit mbi vaksinën e saj me bazë mRNA të fillojë këtë verë.

Të fundit