Flash News

KRYESORE

Vaktet jo të plota, mënyra më e mirë për ta nisur ditën

Vaktet jo të plota, mënyra më e mirë për ta nisur

Ushqimi që hamë në mëngjes është thelbësor dhe është mirë që mos ta nisim ditën me një vakt të plotë.

Trupi, organet e brendshme dhe proceset e ndryshme kanë nevojë për pak kohë për tu zgjuar dhe për të filluar funksionimin e tyre pas orëve të gjata të pushimit.

Ekspertët e shëndetit këshillojnë që është më mirë ta filloni ditën me këto ushqime:

Mjaltë me ujë të ngrohtë

Ky kombinim është i njohur për të përmirësuar tretjen dhe imunitetin. Nëse e pini në mëngjes herët me stomak bosh ndihmon për të rritur metabolizmin tuaj. Ndryshe nga pijet e tjera që vlejnë për humbje peshe, përzierja e mjaltit, limonit dhe ujit ka shumë pak kalori. Për më tepër, mjalti ndihmon në rritjen e niveleve të energjisë si dhe në heqjen e toksinave.

Hurma

Hurmat janë një burim i madh i energjisë së menjëhershme që është shumë e nevojshme për të nisur ditën tuaj. Hurmat gjithashtu përmbajnë një mori fibrash të tretshme të cilat janë esenciale për tretjen sepse tërheqin ujin në traktin e tretjes. Kjo gjithashtu ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.

Fara "Chia"

Këto fara të vogla janë në të vërtetë proteina të plota pasi ato përmbajnë nëntë aminoacidet esenciale. Ato janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore, magnez, hekur dhe vitamina B. Lëreni një lugë çaji të këtyre farave në ujë gjatë natës dhe konsumojini ato sapo të zgjoheni.

Shalqi

Ky frut duhet të hahet vetëm me stomak bosh. Koha më e mirë për të ngrënë shalqirin është herët në mëngjes. Shalqiri është i ulët në kalori dhe plot elektrolite. Ai është ushqyes, i lehtë dhe hidratues.

Të fundit