Flash News

KRYESORE

Valbona Selimllari e ka ‘kritikun’ në shtëpi: Çfarë më thotë djali i madh

Valbona Selimllari e ka ‘kritikun’ në shtëpi:

Valbona Selimllari është ikonë e bukurisë shqiptare. Selimllari është nënë e tre fëmijëve, por për të vitet duket se nuk ikin.

Mbrëmjen e djeshme ish-missi ka qenë e ftuar në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan” ku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të fëmijëve.

Një ndër to ishte edhe se çfarë opinioni kanë fëmijët e saj kur e shohin në ekran.

“Në fakt, edhe më thonë, edhe s’më thonë. Unë do të doja të më flisnin më shumë për këtë pjesë”-  gjithsesi ajo nuk e ka lënë me kaq duke treguar nga një opinion që ata i thonë kur ajo del në ekran.

Djali i madh Deni dhe e kritikon ndonjëherë por ka raste edhe kur e quan një yll dhe nuk më bukur se kaq, u shpreh Valbona.

Ndërsa Keini dhe Vivien në përgjithësi kanë vetëm fjalë të mira si:  “Ti je mami më i mirë, më i bukur në botë, të kam zemër…” ose përqafime për Valbonen kur ajo shfaqet në ekran.

 

Të fundit