Flash News

KRYESORE

Valbona Selimllari e pranon për herë të parë: Po, kam bërë ndërhyrje në fytyrë

Valbona Selimllari, e cilësuar që në 1992 si ikona e bukurisë shqiptare, vazhdon të mbetet e tillë, ndonëse shumë vite kanë kaluar që kur ajo rrëmbeu atë titull.

Është nënë e 3 fëmijëve, e megjithatë Valbona shfaqet gjithnjë në formë, tërheqëse dhe shumë e bukur.

Shpesh akuzohet se ka bërë ndërhyrje plastike për të ruajtur freskinë e bukurisë së saj, ndërsa bukuroshja i ka mohuar vazhdimisht.

Por, e ftuar në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan” në tv Klan, pyetjeve naive të fëmijëve duket se nuk u ka shpëtuar dot.

Një prej tyre e ka pyetur ish-miss Shqipërinë nëse kishte kryer ndërhyrje në fytyrën e saj, kurse Valbona ka pranuar një fakt të tillë.

Sipas Valbonës, ndërhyrje ka bërë te dhëmbët.

“Unë kam bërë ndërhyrje te dhëmbët e mi. Edhe pse i kam bërë, jam munduar që të jenë sa më pranë dhëmbëve të mi origjinal. E rëndësishme është që t’i mirëmbash dhëmbët që të jenë të bukur”, u shpreh Selimllari.

Të fundit