Flash News

KRYESORE

Valbona Selimllari tregon për herë të parë publikisht pasionin e saj të fshehur

Valbona Selimllari tregon për herë të parë publikisht

Valbona Selimllari nuk e kishte bërë asnjëherë publik pasionin e saj për pikturën, madje pakkush mund ta dijë që e gjithë shtëpia e saj është e mbushur me piktuarat që ajo vetë ka bërë gjatë viteve. E ftuar sot në “Rudina”, në Tv Klan, Valbona ka rrëfyer më shumë për piktuarën dhe lidhjen e veçantë që ka me të, sa herë do që t’i largohet botës me strese, sa herë që kërkon të gjejë një botë tjetër apo sa herë kërkon qetësi shpirtërore.

“Qysh fëmijë, puna me laps, sidomos në orët e mësimit kur nuk donte të dëgjonte shumë, do të nxirrte patjetër diçka në fund, një portret a një fotografi të parë diku, e sjellë në një formë origjinale dhe sipas stilit të Bobit: “E kam nisur që fëmijë, që në 8-vjeçare më kujtohet kur isha në mësim dhe nuk doja të dëgjoja shumë, merrja një laps dhe vizatoja. Isha e fiksuar pas princeshave dhe fustaneve të tyre…” – kujton Valbona për fillimet në pikturë.

Të fundit