Flash News

KRYESORE

Valentina Duka në Kuvend: Uragani social në Shqipëri ka filluar, do na marrë të gjithë me vete

Valentina Duka në Kuvend: Uragani social në Shqipëri ka filluar,

Deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka ka kritikuar filozofinë qeverisëse të mazhorancës së majtë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, kryesisht në sjelljen ndaj të varfërve.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Duka tha se një uragan social ka filluar të lëvizë në Shqipëri dhe se ai do të marrë me vete pozitën dhe opozitën, por të parët që do e pësojnë do jenë drejtuesit e qeverisë.

“Dëshiroj t’ju them se, njerëz të varfër, fermërë të rropatur gjithandej Shqipërisë, pavarësisht se ne do të jemi opozitë e dobët apo e fortë, një uragan social ka filluar të lëvizië dhe ai do të na marrë të gjithë me vete, por fillimisht do t’ju marrë ju nëse nuk ndryshoni filozofinë tuaj qeverisëse”, u shpreh Duka. 

Të fundit