Flash News

KRYESORE

Valixhe e dyshimtë pranë Ambasadës Amerikane, policia rrethon zonën

Policia e Tiranës njoftoi se mesditën e sotme është gjendur një valixhe e dyshimtë pranë Ambasadës Amerikane, atë e ka njoftuar punonjësi i sigurisë së Ambasadës.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë të cilat po merren më zbardhjen e ngjarjes, e gjithë zona  është rrethuar, banorët dhe punonjësit e zyrave te "Rruga e Elbasanit" janë evakuuar për t’i bërë parapri çdo rreziku të mundshëm. Ende nuk dihet nëse valixhja ka lënë plasëse apo është një valixhe e thjeshtë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat xheniere të cilat do ekzaminojnë në vend valixhen.

Ky është një rast i përsëritur, pasi një valixhe e ngjashme është harrur dhe në 2012 po në këtë vend, por më pas rezultoi se ishte harruar nga një student.

 

Të fundit