Flash News

KRYESORE

“Vallëzim në vaj”, Dua Lipa tregon për ngacmimet seksuale

Në një periudhe kur vajzat dhe gratë e Hollywood-it kanë ngritur zërin për ngacmimet seksuale që kanë ndodhur ndër vite në Hollywood, edhe Dua Lipa nuk ka bërë përjashtim duke iu bashkuar lëvizjes #MeToo.

Për pak pritet të publikohet albumi i saj më i ri dhe në një intervistë për revistën britanike “GQ” ajo ka thënë:

“Jam me fat që nuk kam përjetuar ndonjë ngacmim të rëndë seksual gjatë kësaj rruge. Por fushata #MeToo është shumë e rëndësishme. E dini, qysh në shkollë, duke u rritur në përqafime apo ndonjë gjë tjetër, është ngulur në kokat tona që djemtë do të jenë djem dhe nuk është lënduese dhe punë e madhe nëse ata na thonë këto gjëra. Ashtu sikurse pëshpërimat, për dikë mund të mos duket shumë, por kjo ndikon në gjendjen e juaj, njerëzit ngacmohen edhe me mënyrën për veshjen.”

Dhe ajo që presim nga albumi i saj është si një ‘vallëzim në vaj’. Këngët do të jenë edhe për të vallëzuar por do ketë dhe shumë balada.

“Është sikurse një vallëzim në vaj. Është një album pop me të cilin do të jeni në gjendje të vallëzoni, por shumica e këngëve janë balada romantike që do ju bëjnë të qajnë. Shumëkujt do i thyhet zemra dhe do të këtë edhe pak manipulime me emocione,” ka thënë Dua.

 

Të fundit