Flash News

KRYESORE

Valon Behrami zyrtarisht tek Udinese

Valon Behrami zyrtarisht tek Udinese
Tashmë është zyrtarizuar gjithçka në lidhje me të ardhmen e mesfushorit shqiptar Valon Behrami. Ai do të luaj në Seria A me ekipin e Udineses. “Kishim nevojë për një lojtar me këto karakteristika dhe me këtë përvojë, ndërsa Behrami donte ta sfidonte veten sërish në Serie A. Transferimi është mbyllur shumë shpejt. Është një blerje e rëndësishme, një investim për këtë sezon dhe për projektin që jemi duke e çuar përpara”, ka thënë drejtori gjeneral i Udines, Franco Collavino. Kjo nuk është eksperienca e parë e Behramit në Serie A, pasi në të kaluarën ka luajtur për klube, si Genoa, Verona, Lazio, Fiorentina e Napoli.  

Të fundit