Flash News

KRYESORE

Valon Berisha, futbollisti më i shtrenjtë i Përfaqësues së Kosovës

Valon Berisha është futbollisti më i shtrenjtë i Përfaqësues së Kosovës, pasi vlera u rrit 2.5 milionë euro.

Sipas ‘Transfermarkt’ që merret me vlerat e futbollistëve, Berisha tani vlerësohet të kushtojë 7.5 milionë euro, nga 5 milionë që kushtonte më parë.

Kështu Berisha bëhet futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës.

Kjo rritje e vlerës vjen pas performancës së tij me Kosovën e sidomos me ekipin e Salzburgut, i cili është rrugës për titullin e radhës në Austri, dhe Ligën e Evropës.

Të fundit