Flash News

KRYESORE

"Valsi" me pankinën, Tirana habit me Memën!

"Valsi" me pankinën, Tirana habit me Memën!

Tirana ishte pranë shkarkimit të trajnerit Ardian Mema. Presidenti Refik Halili donte të largonte numrin një të stolit pas rezultateve të dobëta në 3 javët e fundit. Emri që ishte në "pole position" për të marrë drejtimin e skuadrës ishte Julian Ahmataj.

Situatat kanë ndryshuar dhe duket se Mema do të vazhdojë të qëndrojë në krye të stolit. "News 24" shkruan se tekniku nuk do të ndryshojë dhe presidenti Refik Halili ka vendosur ta konfirmojë. Situata nuk është aspak e favorshme për Memën, pasi presidenca ka shpenzuar shumë dhe do titullin kampion.

Mema ka thuajse një vit në krye të Tiranës, ai zëvendësoi trajnerin Ze Maria dhe arriti të shpëtonte kryeqytetasit sezonin e kaluar. Bardheblutë luftuan vjet për mbijetesë, ndërsa tani luftojnë për kampionat me të njëjtin trajner.

Të fundit