Flash News

KRYESORE

Valteri sulmon Hajdarin pas "tradhtisë": Zgjodhi interesat okulte, përpara dinjitetit

Valteri sulmon Hajdarin pas "tradhtisë": Zgjodhi interesat

Bashkimi i deputetes Rudina Hajdari me "Nismën Thurje" për krijimin e një force të re politike ka sjellë zhgënjim te deputetët e opozitës parlamentare të cilët siç duket se e prisnin te partia e tyre e re "Lëvizja Demokratike Shqiptare".

Ai që ka reaguar ka qenë deputeti Halit Valteri, i cili dy ditë më parë deklaroi se Hajdari do të ishte pjesë e tyre, por rezultoi ndryshe.

Në një postim në rrjetet sociale, Valteri shprehet se Hajdari përfundoi në një lëvizje të financuar kryekëput nga interesa okulte, që s'ka bërë transparente as qëllimin për çfarë është krijuar dhe as si financohet.

Deputeti shton më tej se është e drejtë e secilit që të zgjedhë interesat okulte dhe financimet e dyshimta, përpara dinjitetit dhe se sot shqiptarët e kanë më se të qartë se kush është dhe çfarë përfaqëson Rudina në të vërtetë.

Valteri shprehet se Rudina Hajdari iu bëri nderi të madh që na iu tregoi se kush është në të vërtetë.

Reagimi i plotë:

Dy fjalë për miken time Rudina !

Rudina Hajdari u mundua për muaj të tërë që të bindtte elektoratin e djathtë se ishte përfaqësuese e tyre.

Ndonëse kanë qenë jo të paktë ata që kanë dyshuar në sinqeritetin e çdo gërme që shqiptonte deputetja lart e poshtë.

Por sot Rudina nuk ka treguar asgjë më shumë se ajo që pritej, përfundoi në xhepin e një lëvizje në përpjekje për t’u kthyer në parti. Nisma “Thurje” që përqafoi sot Rudina Hajdari është një lëvizje e financuar kryekëput nga interesa okulte.

Një lëvizje që nuk ka bërë transparente as qëllimin për çfarë është krijuar dhe as si financohet apo se kush janë këta dorëlëshuar që nuk kursehen të hedhin paranë kaq lehtë pa përfituar diçka në këmbim.

Megjithatë është e drejtë e secilit që të zgjedhë interesat okulte dhe financimet e dyshimta, përpara dinjitetit. Sot shqiptarët e kanë më se të qartë se kush është dhe çfarë përfaqëson Rudina në të vërtetë.

Me sa duket znj.Hajdari s’e gjen veten në kushtet e vendosura te partia e themeluar nga deputet të grupit Parlamentar Demokrat, ku nuk pranohen figura të kompromentuara, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, as hajdutët e tenderave dhe kushdo që ka përfituar nga pushteti...

Znj.Hajdari e ka zgjedhur rrugën e saj tashmë dhe nderi më i madh që na bëri është se na tregoi se kush është në të vërtetë...

Rrugë të mbarë dhe zoti ta priftë mbarë !

Të fundit