Flash News

KRYESORE

Valverde i "fal" mesfushorin Interit, nuk llogarit Realin

Valverde i "fal" mesfushorin Interit, nuk llogarit Realin

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, foli nga një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Real Sociedad-it në kampionat. Takim ky që do të zhvillohet ditën e nesërme, prej orës 16:00, në transfertë. Numri një i stolit preku disa tema shumë interesante.

Vidal - "Janë informacione që kanë dalë nga Interi dhe jo nga ne. Ata mund të dijnë gjëra që ne nuk i dimë. Merkatoja nuk ka nisur ende. Kemi dhe 3 ndeshje përpara fundit të vitit. Ne do të shohim se çfarë mundqsish do të na ofrojë tregu dhe do të vendosim".

Rakitic - "Gjithmonë kur jemi në merkato njerezit fillojnë e flasin në lidhje me lëvizjet. Thonë se po e aktivizon, pasi do ta shesë. Jo, Rakitic po luan, pasi e ka fituar vendin e tij".

El Clasico - "Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë të dielën. Nuk duhet të nënvlerësojmë apo të mendojmë përtej Sociedadit. Tre pikët me Sociedadin vlejnë njësoj si ata me Real Madridin".

Të fundit